Çaste poetike me poeten;Hyrë H. FAZLIJA
Më erdhi qielli, si shi…
———————————–
Më erdhi qielli, si shi,
mes resh, kish hapur sytë, gri…
Rrezet kish nxjerr, ylber,
Të rash mbi supe, tha, më merr!
Eja, më luti, të flesh në sytë e mi!
Më mirë të flesh ti, se loti në qepallat, shi.
Drithërova, pse nuk qeshja dot.
Jo, tha, poetët qajnë me shkronja, jo me lot…
Qielli dhe më shumë u bë sterrë, i zi.
Fli, tha, fli në ëndrrat e syve të mi!
Me vete mora qiellin, zymtësi…
në mbrëmje do të t’sjellê yjet, tha, n’pagjumësi!
140324,
/www.QendraPress.com/