Çaste poetike me poeten;Hyrë H. FAZLIJA

Liqeni…

———————–

I erri sytë,

shtrirë mbi buzë,

vjellur tym nate…

Ia ndava lotin n’dysh,

kaltërsisë s’thellë,

matur me ndoshta,

me është,

me duhet,

me me siguri…

Jam metri më i brishtë

n’shikim thellësie,

deri n’zemrën e gurtë,

ku frika peshon natë…

N’prag ( mbrëmje) ku shuhet dita e pagjumë,

hija në ikje, grindet me pritjen…

Tash e bëj Qiellin copë- copë,

për një varg shkronjash,

në muzgun ku shtrihen ëndrrat,

n’drita neonësh,

mbërthyer kopsash…

Liqe,

kam dashur t’terem n’ty…

se n’ty m’janë djegur mendimet,

n’rrezet e fundit ku Dielli grindet me qetësinë tënde…

040724,

/www.QendraPress.com/