Çaste poetike me poeten;Hyrë H. FAZLIJA

N’ag…

———————–

Fijet e territ këputen si me gërshërë,

ku duart me gjilpërë kishin mprehur anën e djathtë të tyre,

andej nga ik Hëna në tejnatë, me mua…

E, n’anën e majtë, trumbetonte daullja n’mes malit të shpirtit,

ndezur shkarpash vezullonte,

natën përkundur n’ikje…

N’ag,

Hëna, ngrënë kish gjysmën e vetes së saj,

dëshmuar Diellit në lindje,

natën e pagjumë…

N’ag,

qielli ndryshoi ngjyrë,

hapi krahët për një përqafim loti…

Ishte bërë ag për një ditë të gjatë, e të lodhur…

080824,

H.

/www.QendraPress.com/