Çaste poetike me poeten;Ibadete LIVAREKA
Pritja
——————–
Tani nuk më thotë se do të vijë
as zemra siç më thoshte më parë
po do t’ia shmangë perden këtij xhami
ta pres edhe autobusin e mbrëmë.
Do t’i numëroj gjethet në degë bagremi
kalimtarët mirë do t’i shikoj
ai mund të ndalet në stacionin përballë
kur të vijë, kafeja do t’jetë gati ta shijojë.
Po nëse i shqetësuar do të vijë
si ta fsheh këtë makth që peng më mban
si do ta ndal lotin nga këto sy
dhe frikën si det që han valë.
Dhe llambat ndriçuese po i numëroj
deri sa ta shoh udhës të vijë
gjithçka që bëra sot do t’i tregoj.
ta kuptojë këtë pritje, mall dhe dashuri.
E kam shikuar orën prej se ka shkuar
s’e hapë telefonin as nuk më thërret
minutat po zgjasin skanë të mbaruar
se më la vetmuar nuk e ka për dert.
Edhe një autobus do të qarkullojë
ja hija e tij me veshje stinore
nga ajo maskë e akullt asgjë nuk dëgjon
nga një tufë prej yjesh tërhiqet përdore.
/www.QendraPress.com/