Çaste poetike me poeten;Igball Brava KRIVANJEVA
Nisu ç’pret , përpiqu, të bëhet
e jotja Maja…
Rropatem tëpjetave të jetës,
ngre kokën lart dhe them
me vete :
“Ku është e përpjeta?
Ku është lartësia?
E desha lartësinë dhe e dua,
ndaj përpiqem e vetme,
se ajo, sikur shoh,
më do e më kërkon mua!…
Ç‘është njeriu,
përpiqet gjithmonë të shoh
larg,
Përpiqet të jetë gjithmonë
në radhën e parë ,
T’u tregojë të tjerëve
se gjithçka
arrihet vetëm me djersë..
Edhe sikur e përpjeta
të jetë shumë e pjerrët ,
të mundohet të eci
me vrull e guxim,
ta gjejë lehtë shtegun
dhe të tentojë e sigurt
drejt majës pa mbarim …
Mëngjeset do të gdhihen
në vitin që vjen
më të bardha,
Do të përfundojë
më shpejt mundimi im,
Do të zvogëlohet
më shumë nata
Dhe dita me mua
do të bier në përqafim…
Dhe njerëzit, ah njerëzit,
do të jenë më të mirë,
Njëri- tjetrin do ta shohin në sy,
Kjo nuk është imja dëshirë,
por e gjithë njerëzve të mirë…
Nisu ç’pret , përpiqu,
të bëhet e jotja Maja!
T’i japësh rendiment
më të madh jetës,
Atëherë dhe e përpjeta
do të jetë më e lehtë
dhe do të thuash :
“Tani jam duke ecur
rrugës të së vërtetës…”.
31 / 12/ 2023
/www.QendraPress.com/