Çaste poetike me poeten;Igball Brava KRIVANJEVA
Kur do të ndodhë, kur?
—————————-
Ndjek situatën ndodhitë
Entuziazmohem,
kur është për t’u entuziazmuar,
Prekem dhe trishtohem,
Kur gjërat shkojnë
në drejtim hidhërues,…
kundër dëshirës…
Ky shpirt e di se çfarë heq,
Ku,r çdo gjë shkon
në rrugë të gabuar
Dhe unë ngrihem
e para dhe gjykoj gjendjen…
E ndjej veten të lumtur,
kur shoh rritjen e Atdheut tim,
kur njerëzit ndjehen të gëzuar,
por nuk mund të pranoj
që lumturia të zgjatë pak,
fare pak…
E di ndjenjën e nënës,
e ndjej gjendjen e birit, bijës,
e ndjej lulëzimin e lules,
por trishtohem për tharjen e saj…
Eh, kjo shoqëria s’u bë një herë e blerë,
Kurora e saj të ndriste nga gjelbërimi!…
Më dhemb,
teksa e shoh që një pjesë gjelbëron,
pjesa tjetër e thatë , e pandriçuar…
Sa ndryshoka Perëndimi me Lindjen !
Sa ndryshon Veriu me Jugun! …
A do të mundësohet ndonjëherë që
Kurora e shoqërisë së përbotshme
të jetë kurdoherë vetëm e gjelbër?…
Këtë pres të shoh e të ndjej në sytë e mi…
/www.QendraPress.com/