Çaste poetike me poeten;Ira KOÇI
Të ndjej
——————–
Nën muzg të hënës së natës së zezë pisk
Të ndjeva sërish sonte, ashtu, si më parë…
Më pëshpërit, ndër shkrime :” Ç’të jetë risk…
Ndër sytë e përgjëruar për dashurinë e parë…
Kam frikë. Ndaj të them: “Të lutem, mos ik”!
Lumturinë, si duket, e prek paksa rrallë…
Dritën e yjeve e ngjesh fort në shpirt…
Sa herë me ty flas, ka ndjenjë edhe mall…
/www.QendraPress.com/