Lëkundet si i pirë trageti,

të shkretët marinarë!

Dallgët shkumojnë

 flluska shampoje në breg

Indiferentja,Kakomè,

 ishullore,pa shumë fjalë

Me ca jelekë shpëtimi,

 turistët i mban peng

Paf-pufe, kolliten gratë,

një fëmijë zë e qan

Burrat, frikën fshehin,

kështu e kemi adet!

Ka panik. Timoni, rrotullohet,

si të ish i shkarë

Pendohemi për çdo tekë,

gabim, në at’moment..

/www.QendraPress.com/