Çaste poetike me poeten:Irena HOXHA
SHTRATI I DASHURISË
————————–
Sytë shkarazi vështronin,
si shigjetë!
E të zemrës tik- taket pulsonin,
dhe na thithnin, si magnet!
Rrëmbimthi emocionet,
portat e ndjenjave zbërthyen!
Dhe në shtratin e dashurisë,
të kryqëzuar, na mbërthyen!
/www.QendraPress.com/