Çaste poetike me poeten;Irena HOXHA

UDHA E QUMËSHTIT

———————————

Lemë të ndihej si një insekt

Lemë të digjem si një petk!

Lemë si përroi të gurgulloj

Lemë si në zgjua të pushoj!

Të dremit si zog në pemë

Si dallëndyshe të ndërtoj folenë!

Të shtegtoj në brigje, arra

E t’ja nis përsëri nga e para!

Si fëmijë në gji të nënës

Të rrëmbej buzëqeshjen e Hënës!

Udhës së qumështit tê kaloj,

Atë që Zoti e bekoi!

/www.QendraPress.com/