Çaste poetike me poeten:Irena HOXHA

ANIJA E FATIT

————————————-

Valët e detit rrëmbyen kujtimet,

Me to, u përqafuan,

Bregut, përplasën paragjykimet,

E drejt farit, me anijen e fatit, lundruan!

#IrenaHoxha

PENDIMI!

—————————-

Aksidentalisht, si pemë e plasaritur,

Gjaku si rëshirë, trupit kishte shkitur,

Dhe hartën e zemrēs gjoksit formoi,

Se pengu i fjalës i mbeti në gojē!

Sytë nga perëndimi tashmë vështronin,

Me yjet e natës ato ëndërronin!

Me varkën e Hënës prisnin agimin,

Me lindjen e Diellit, tê thyenin pendimin!

#IrenaHoxha

/www.QendraPress.com/