Çaste poetike me poeten;Irma KURTI
NJOHA VETËM NJË STINË
—————————————-
Unë jetova një dimër dashurie
me shi të rrëmbyer, borë e ngricë,
nuk e kuptoja se në këtë botë
kishte edhe pranverë e lumturi.
Njoha vetëm qiellin e vrenjtur,
nuk e dija se ç’bëhej rreth meje,
ndjeja të ftohtë, të dridhura
dhe zbrazëtirë thellë në zemër.
Ky dimër i egër dhe i zgjatur
më ndryshoi në tjetër njeri,
i harrova gjithë stinët e tjera,
veten e quaja pa shpëtim.
Më duhej, më duhej pak zjarr
të ngrohesha në dimrin – ngricë,
por ti dot nuk ma dhe,
nuk më the as: “Lamtumirë!”
Njoha vetëm një stinë…
IRMA KURTI ©
Nga libri: “Shihemi në një tjetër botë”
/www.QendraPress.com/