Çaste poetike me poeten;Katerina BARBIERI
Sytë liqen
————————
Sytë jeshil, si dy liqene,
në to brenda mbeta zhytur,
ndrisnin si flokët e një hëne,
derdhnin qeshje, ëndrra-qëndisur
Sytë-liqen, më lan pa fjalë,
më verbuan marrëzisht,
jam pa zemër dhe pse gjallë ,
rob i tyre ,përjetësisht
Sytë magjik,oh perëndi,
vetëm për to, beja be,
ike tinës, si për çudi,
me godite si një rrufe
Sytë e tu, ndezur dy zjarre,
derdhnin jetë e ndiznin flakë ,
zgjonin hënën ,përtej malit,
nduknin muzgun e përgjaktë
Sytë-liqen me ngjyrë të blertë,
në to qielli rri trazuar,
flutura,gjethe flirtojnë lehtë,
në vesën e dashuruar!
& & &
Vejusha
————————–
Kam njohur një zonjë,një grua heroin,
i vdiq i shoqi, e la vejushë,kallogre,
nënë e babe u bë, te rriste fëmin,
dhe pse lule-pranvere dhe pse shumë e re
Çdo të diel në mëngjes, qante tek varri,
se lotët jo, nuk i thante me jaranë,
qante për jetën,humbur gjëkundi,
qante për ëndrrat që u fikën e u thanë
E ruajti dashurinë, në gji si kristal,
dhe pse jeta e saj ,u be odise,
në rresht si filë-indiane, kapiten e gjeneral ,
por ajo nuk u nxi,qëndroi si e bardhë re
Jetën klandestine përçmonte dhe fëmijët rriti,
I shkolloj te gjithë, edukate dhe harmoni,
me kurore të florinjtë, shtëpinë e ndriti,
dhe dallgët e jetës i sfidoj në vetmi
Ekzemplare të tillë sot janë në zhdukje,
se kohët tashmë, shumë kanë ndryshuar,
por un tradizionin mbaj me vete,
me iluminojne udhën ,për të vazhduar!
/www.QendraPress.com/