Çaste poetike me poeten;Kimete Durmishi

0

GUXIMI

—————-

Nëse dëshironi

atë që synoni

merre guximin

me vete

Dhe vepro me mendje

zgjoje veten tënde nga gjumi

Merr hovin

drejt ëndrrës tënde

së bashku me guximin

ia del

Bëje guximin

shok të pandashëm

vendose brenda

shpirtit që mban

Kur shpirti yt

bashkë me guximin

marrin rrugën

shko dhe ti

Mos u ndani

me njëri-tjetrin

Realizo ëndrrën tënde

Pa shpirtin

nuk ka guxim

Pa guxim

nuk ka shpirt

Pa veten tënde

nuk ka veprim

Shko edhe ti

merr guximin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *