Çaste poetike me poeten:Kimete Durmishi
HESHTJA
—————————————-
(Ripostim)
Ti që shfaqesh
dhe më del
më e fortë se unë
Shumë herë
dua të të mposht
E të të strukoj pas vetes sime
Por sa dua
ta ndryshoj botën
Ti më del para unit tim
Dhe më vesh
me petkun tënd
të heshtjes
prej të cilës
as nuk mund të flas
Deri kur unë dhe ti
në mospajtim
Heshtje mos më thuaj
që do të më mbulosh me flori
vetëm të të bindem ty
Heshtja është ar
thonë
Por zëri i brendshëm
jehon
dhe ulërimat e tij dalin
përtej vetes tënde.
Heshtja më mposht
dhe është më e fortë
se unë
K.D.