Çaste poetike me poeten;Korça BIBJANA
Një ditë para largimit..
——————————-
Kjo ditë angështuese
po ikën mes erërash
si shami lamtumirash
Ajri mbushur
me gulshe malli
e lot dënese të miat nënës e babait
Zemra më dridhet
si ajo gjethja
në stinën e rënies,
e shpirti si hëna mes reve
rënkon largimin
Urrej aeroportet dhe portet
në lamtumira
Dhuratë gjithmonë
u lë një penelat dëshpërimi
/www.QendraPress.com/