Çaste poetike me poeten;Kristina Ndoci TINA
Të pres
———————-
Të pres nën kurorat e ftoit e të shegëve,
Kam ftohtë e pres diellin të ma sjellësh,
se kuptoj se pse kam ethe të brendshme,
po të pres i dashur të vish të më përcjellësh.
Vjeshta u dhuroi dallëndysheve bileta,
ato u nisën për në jug në mëngjes herët,
e unë po të pres këtu ku e vetme mbeta,
shkoi shumë vonë e muzgu po bie,errët.
Po të pres unë ty këtë mbrëmje Tetori,
belbëzoj nën tingujt e erës që me furi po fryn,
ndiej pak frikë se kuptoj, si farë terrori,
kjo pritje e gjatë sikur po më përmbyt.
Me ritmin e vjeshtës ty unë po të thërras,
me valixhen e mallit o zemër po të pres,
të ftohtit më bën të dridhem e dhëmbët kërcas,
jam aq e lodhur ndaj kam shumë stres.
Po bie shi,ka ditë që po bie me rrëmbim,
errësirë,më duket se shoh imazhin tënd,
për mua kjo pritje e lodhshme si dënim,
po pres por kjo gjendje sikur po më ç mënd.
Këmbët më janë lagur e unë kam shumë ftohtë,
çadra lëkundet,si fsheh dridhjet e mija,
pres të më marrësh në përqafim të ngrohtë,
në përqafimin tënd të ndihem si fëmija.
Pres dhe e di patjetër, mua do të më vish,
në mos sot nesër do të më vish patjetër,
nga jeta jote nuk mundesh të më fshish,
nuk llogarit ti largësinë asnjë kilometër.
Të pres,të pres se unë shumë të dua,
do të të pres ty dhe njëqind jetë,
përgjithmonë,
ja vlen për mua kjo pritje për në krahët e tua,
se jemi një shpirt e zemra zemrës fort i beson.
/www.QendraPress.com/