Çaste poetike me poeten:Kumrie Avdyl SHALA
S’TE LARGOJ DOT NGA MENDJA
——————————————
U deshtem fort e fort,
E prisnim momentin t’ishim pranë,
Të përkëdhela flokun gështenjë
E, ta nuhata parfumin erëranë.
U deshtem fortë e fortë,
me padurim pritëm të takohemi,
Atje buzë detit,
afër valëve bashkë të zgjohemi.
U deshtem shumë e fortë,
me orë rrinim në telefon,
Përqafonim ëndrrat tona,
Që një ditë do jemi pranë.
U deshtem shumë e fortë,
Më premtove se s’do
m´pikllosh,
E, assesi të më lëndosh,
Gjithsesi mos t´më harrosh.
U deshtem fortë dhe u betove
Që vetëm një ditë jete nëse ke,
Do të vije ta vizitosh tokën amë,
T’më shtrëngosh e t´më kesh pranë.
U deshtem fortë, fortë
N´shpirtin tim folenë ndërtove
Tashti vallë, a më don?
Unë nuk di të të urrej
E vetëdijshme se e meriton.
U deshtem fortë, fortë
Nga mendja nuk t’largova
Ike pa fjalë e, këtë s´e meritova,
Premtim i dhënë u harrua!