Çaste poetike me poeten;Kumrie Avdyl SHALA

RROKULLISET LOTI

—————————–

Gjerdanet e luleve

i mbjelle në kopshtin e korbave,

I mbështjell me dashuri,

Me lotin e vakët i ujite.

Unë të fala dashurinë e botës,

Vetëm lotin mos ta shoh

duke u rrokullisur faqëve.

U inatose me natyrën,

Se, pse lulet nuk kanë ngjyra jete.

Edhe nga rrezet e diellit u pezmatove,

Pa meshirë këpute lulet rranzë malit,

Se, as iriqi nuk largohet dot nga ferrat,

Ai, në ferrë se në ferrë mbetet.

Peshova çdo shkronjë e fjalë,

Secilit rresht i dhe mendim

vetëm e vetëm,

Lqumi mos të nderrojë shtratin

Që t’rrjedhë si gjithmonë

mes përmes fshatit.

Edhe Ahu në mes të livadhit

lëshon renkime,

E ti me inat shikoje në heshtje,

Me sy kërkoje rrezet e dillit,

Vetëm lotin mos ta shikosh

duke u rrokullisur faqeve.

/www.QendraPress.com/