Çaste poetike me poeten;Kumrie Avdyl SHALA
FORCA FEMRËS
————————————–
Edhe nëse Zoti i ka nda gjinitë,
trurin e njeriut nuk e ka ndarë,
Nuk i ka ndarë emocionet, ndjenjat e as epshet.
Them se e ka ndarë peshën, e si dhuratë ia fali mashkullit.
Ndërsa femrës ia la barrën e rëndë që të krijoj mashkullin,
që të mbush botën me plot të mirë e shpirt ligj.
Krijesa të pavlera për njerëzimin.
E që vlera për ta është vetëm leku dhe epshi.
Nëse mendoni se femra është e “cektë” gaboni,
nëse mendoni se femra është vetëm nevojë për mashkullin dhe këtu gaboni.
Sepse femra është ajo që e krijoj mashkullin,
E botës i dha kuptim e gjallëri jete.
Ti, mashkull që je i fort,
me muskuj, e që përpiqesh me lek të sundosh botën,
e femrën ta përulësh, e ta përlyesh gabohesh.
Sepse femra është hynore, në dorën e të madhit Zot.
Atë s’e mbron ti, por pafajësia e natyra e saj engjëllore.
Harrove se femra e copëtoj çdo pjesë të trupit për ty,
pa bërë zë, pa u ankuar.
Heshtjen e frikën e mbante çdoherë në gji,
që të mbulojë egon tënde.
Femra është e fortë, ajo rron me shpresë që
një ditë të bëhesh burrë me identitet.
E jo përulës i epshit,
Që femra tjera vret…
/www.QendraPress.com/