Çaste poetike me poeten;Kumrie Avdyl SHALA
TËRMET NË SHPIRTIN E LËNDUAR
—————————————————————-
Seç më përbin ajo fjalë e egërsirës së vjetër,
Që dikur përdorte forca e shkatërrimit njerëzor,
Në atë të dikurshëm rrugëtim arratie,
E më vuri në prag të rrugës pa kthim,
Buzë varrit të hapur nga duar të natës,
Hedhur si leckë e pavlerë,
Duke përbuzur mirësinë e pashterur,
Po dorë e shenjtë shpëtoi nga vdekja,
A ndoshta lulëzoi një e ardhme abstrakte.
Pse grimconi në kokë si miu misrin,
Lozni me shpirtin e trishtuar nga shtrigat e vjetra,
Ku jeni?
Silleni vërdallë duke fshehur hijen tuaj.
Pse më thoni “asgjë”, “asgjë”?
E vazhdoni të qëlloni shpirtin e pashëruar të jetës.
Kaq borxh u paskam pasur?
Juve, Perëndisë, a vetvetes?
Të bien këto tërmete në shpirtin e lënduar,
Me kaq epshe për të shuar rreze,
Të perëndojë dielli im e të mos lindë më kurrë.
Kaq borxh u paskam pasur?
E vazhdoni të më thoni “asgjë”, “asgjë”…
/www.QendraPress.com/