Çaste poetike me poeten:Laureta MALAJ
NJË DRITË QË S’SHUHET…
————————————–
E doja unë lindjen e diellit.
E prisja çdo ditë, pa durim .
Ndonjëherë kur vonohej të dilte,
më kapte një melankoli, një trishtim!
Dhe kur vinte ,shpejt perëndimi,
nuk doja aspak ta pranoja .
Kur zhdukej kaq shpejt në errësirë
unë vazhdoja me ngulm ta kërkoja .
Edhe pse errësira e kish zaptuar,
ngadalë filloi që të zgjohet .
Duke hapur prapë rrezet e tij,
filloi prapë toka që të ngrohet .
/www.QendraPress.com/