Çaste poetike me poeten;Laureta MALAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/laureta-malaj-1-576x1024.jpg)
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/images-13.jpg)
NË TOKËN E LIRISË
—————————–
Gëzuar, Kosovë, këtë ditë të bekuar,
aty ku trimat derdhën gjakun e kulluar.
Nga Prekazi i lavdisë, ku qëndresa u bë betim,
te Drenica që s’u përkul asnjë çast në agim.
Në Dukagjin ku mali ushtoi me krismë,
e Gllogjani qëndroi si një flakë e rrallë,
në Junik ku burrat me pushkë në dorë,
shkruan lirinë me gjak në çdo valë.
Në Llap, në Karadak e Anamoravë,
flaka u ngrit për t’mos u shuar kurrë,
në Rahovec e Meje, gjaku u bë dhe,
në Mitrovicë jehona ende rron në gurë.
Malisheva, Ferizaj, Prishtina krenare,
Prizreni i vjetër me histori mijëvjeçare,
Gjakova që qau, por s’u përkul,
Gjilan e Pejë me zemër s’humbi kurrë.
Gjaku i tyre rrjedh në çdo lumë,
në çdo fushë, në çdo pëllëmbë dhe,
Kosova ime, e lirë dhe krenare,
nga trimat e saj u bë dritë mbi re!
Sot flamujt valojnë në qiellin tënd
Këngët e lirisë, jehonë janë për ne.
Shtatëmbëdhjetë vjet që rrezaton
Me diellin tënd mbi mal e dhe .
Gëzuar, Kosovë, për jetë e mot,
lavdi dëshmorëve që s’jetuan dot!
/QendraPress.com/