Çaste poetike me poeten:Leonora N. LOKAJ

Pa titull

———————–

Sa e sa varka reshë kaluan mbi qiellin tim

kurrë se pashë flokun tënd tek thinjet

t’i flisja për dashurinë

Peshorja e mallit ishte më e rëndë se unë

Fëmijëria ime akoma ndjekë fërkemet e ikjes tënde

për një përkëdhelje prej lëmashku

për një puthje me t’kuqtë e buzës sate

Shtëpia e harrimi është e blertë!

/www.QendraPress.com/