Çaste poetike me poeten:Leta NINA

YJET KËRKOJ!

—————————–

Natë e errët.

Yje nuk shoh.

Nuk ka as hënë.

Yjet janë fshehur.

Sikur ta dinin që i kërkoj.

Herë herë hedh sytë lart.

Sikur më dëgjuan.

Shohë pak dritë…diku në hapësirën qiellore.

Ç’po ndodhë sonte.

Kjo natë më mërzit.

O ç’më shohin sytë.

Një yll po më përshëndet.

Kjo më mjafton.

Është ylli që kërkoj prej kohësh.

Është ylli im ndriçues, që më mungon!

/www.QendrePress.com/