Çaste poetike me poeten:Liljana Baçi

RRAK E TAK BOMBASH

Plasja rëntë mbi një palë sy zgavër ku buron gjaku i çiliminjve ;

E si mundka mos i verbojë ,

si mundka gjakrat mija fijesh

lidhur sa mbi tokë e nën tokë

ku rraketaket e foshnjave

lidhur një me biberonë ushtojnë për të lozur me ta tok.

Ata flenë!

Janë në gjumin që u ushëtinë veshët nga raketat fuqi shfarosje

 nga dronët që përgjojnë nga rrëkenë bomba breshër që imazhi si percepton.

Janë mbi ta e n’mishra t’tyre thela dielli e copë hënë

varur kryesh të horizontit që pulsojnë lot dhe lemzë.

Lotët bërë hije , s’bëjnë hile. Lotët bërë shkrumb !

 Lotët mbi kaposhat Putiniane që mallkimi si qas në fron.

Lotët e kujt i kish në sisë. I zu gjumi tok ;

Nënën , beben, hirin në sobë, metalin mbi prushë

gjurmën në gëmushë pellgjet ndanë stacion melodinë e vallëzimit

mbi patinë hithrën sapo mbirë misri bërë pirgë…..pooo….

Ukrainën,

Jo Ukrainë !

 Ukrainë, sa i ngjake vendit tim në shekujt e pasmë

deri në shtatë Prill të tridhjetë e nëntit vit. Ukrainë-

 Si Mujo ti paske mixhilis .

Ti paske gjak me zhurmë lirie me vulë mbi flamur

me bojë mbi nder të nderit e sa mushkëritë kujtojnë

kollë ende mund të vazhdoj. –

Vëndi im oj’ Ukrainë harrojë si ndërtojë tregim dyfeku e tash mjegulla e përshkon.

Vëndi im tutet brigjeve të indiferentizmit.

 Vëndi im këqyr llogjet e Perëndimit

. Kujton teza Mao/, kujton xhudon nën grusht ,

 kujton Kremlin të gjysmëshekulli më parë e thotë –

A i pat dy xixën në sqimë ? ! A i shihni ç’lindin

 Perënditë e djallit , a e shihni ç’ndodh po deshët lirinë.

Ooo, asnjë prej jush Ukrainas asnjë prej jush mike t’miat

 Ukrainase që mjekojmë plagë të moshuarish këtu në Perëndim ,

 mos mbani vesh ç’ llogje vinë nga përkëtej.

Ju s’lypni mëshirë ju s’luani dredhitë ju s’ qasni zi të blertë

ju dini të mbillni shpresë ju dini ç’qenka besë.

Ju s’qani para se të filloni betejë !

Ne këtej vëzhgojmë mbi qelq

pak centimetërsh katrorë e ndezim duhan e vodkë ,

duke thënë-

Larg të ndenjurës tonë.