Çaste poetike me poeten;Liljana NDONI
Nëse pikturohet dashuria-
————————————–
Me furçën delikate pikturoj emocionet, një ylber në zemër e mbaj.
Pas çdo shtrëngate ylberin nge e me kujdes në çdo vend e shpërndaj.
Gria ngjyron dhimbjen, bojërat e zeza vdekjen, e nuk më përkasin mua,
I fshiva që të dyja nuk kanë jetë, sepse jeta është në mua.
Grinë e mbuloj me jeshilen e shpresës, e zeza shkon në blu sepse është në pafundësi,
Ngjyros çdo ngjyrë me të kuqe sepse jeta ka kuptim dashurin në përjetësi.
Ne perëndimin e dellit ngjyrat janë të ndezura në njëmijë vegime,
Me lule të bardha në zemrën time, të kamë pritur në njëmijë agime.
Ne teloio shkrihem bëhem pjesë e jotja me ke mbërthyer,
Ti me thua, – Mermë o dashuri në shpirtin tim të bëhemi një tablo e përkryer!..
/www.QendraPress.com/