Çaste poetike me poeten;Linda SHAQIRI

 Piramidë Dielli

————————————–

Shkela mbi malet e mia,

Aty në cep të historisë,

U ktheva në kohën Ilire,

Mu në zemër të Dardanisë,

Gishtin me gisht gërvishta,

Të thithë gjakun e Flamurit,

Të marr bekimin nga Zoti,

Dhe u nisa,

Me plisin e bardhë mbi kokë,

Drejt Epokës…

Të vë gurin në vendin e vet,

Aty ku peshon më së miri,

Aty ku i lirë flet,

Dhe frymon si Ilir,

Të ngre piramidën e Diellit,

Të gjithë tok rreth saj,

Ti dalim Zot Epokës,

Të bashkuar në një Mbretëri,

Deri në përjetësi!

/www.QendraPress.com/