Çaste poetike me poeten:Lipo MIRELA

Korça qyteti i dashur i atdheut tim të bukur

———————————————-

Korça sa ndjesi dhe dashuri njëkohësisht

Ndër më të bukurat e atdheut tim Arbënor

Si mishi e thoni m’lidhë mua shpirtërisht

Qyteti i bukurisë dhe njerëzve shembullor.

Qyteti i mësojntores parë shqipe në atdhe

I artit kulturës dhe tolerancës ndër fetare

Korça ime dashur m’shton jetë bën krenare

Sepse dashurinë për atdhen kemi fe mbi fe.

Në vigjilje të festave si nuse është veshur

Me petka më t’bukura që i shtojnë hyjeshi

Si zgjojë bletësh me njerëz të buzëqeshur

Këngë dhe serenata dëgjohen për vitin e ri.

Mirela Lipo Korçë 27.12.2023

//www.QendraPress.com//