Çaste poetike me poeten:Lirije Bytyçi
Të kërkova
———————————
Të kërkova që shumë vite
Nën hijen të kalasë ,aty ku më braktise
Rreth Lumbardhit, kur dikur shëtsinim
Te –Marashi- ku pushonim çdo ditë
Të kërkojë ditë e natë
E kthej kokën në çdo çast
Me shpresë si do të vje pas
Se pa ty çdo vend është i zbrazët
Erdha në shtëpi, Nënë se fortë jam lodhë
Do të flejë, por mos më zgjo
Dua që të falenderojë
Së paku në ëndërr edhe njëherë ta shoh