Çaste poetike me poeten;Lirije MUSTAFI

MA PASKE BELIN NAZIKE

————————————-

Kjo shtëpi ngjyrën e bukur

Brënda mban një lule

Me ngjyra si flutur

Ritur me pekule

Ma paske belin nazike

Pse s’na ndënje po na ike

Un të fola me shaka

Të të shoh a ke sevda

Doli moj hëna doli

Nderiti gjith dynjanë

Ti seç i gëzove

Nënen dhe babanë

Ma paske belin nazike

Pse s’na ndënje po na ike

Un të fola me shaka

Të të shoh a ke sevda

Në trup vjen e gjatë

Belin si unazë

Syrin rumbullake

Vetullën gajtane

Ma paske belin nazike

Pse s’na ndënje po na ike

Un të fola me shaka

Të të shoh a ke sevda.

AUTORJA :

LIRIJE MUSTAFI SHBA 2023

/www.QendraPress.com/