Çaste poetike me poeten:Lola SHEHI

TEKANJOZJA

——————————-

Pranverë qaramane, tekanjoze e çmendur

Që loton mbi lulnajë çast e pa çast

Që shuan zjarre mbi buzë e nënbluzë

E m’përgjërohesh me t’dasht!

Ndoshta ndjen mall për dashurinë e humbur

Për stuhitë e rrebeshet e dimrit plak

M’ngjeth e m’rrënqeth kur m’zë pa çadër

Dashurinë time pabesisht e lag.

Askush s’ngre përmendore për hileqarët e t’pabesët

E n’gji t’pabesët askush s’i mban

Në zënç në lak retë, s’bie në kurth dielli

Mjafton të shkel syrin e lotët eshkë t’i ban.

/QendraPress/