Çaste poetike me poeten;Lubi H.TOTA

Tek ti

————-

Tek ti e lash shpirtin e malluar

Gjurmët e mia mbi rërën me llum ,

Tek ti kam lënë grepat e këputur

Tek ti lash një pjesë të shpirtit a mè shume!

Tek ti ngeli e bukura fjalë

Dhe psherëtima ngeli tek ti !

Çiltërsia e shpirtit të pastër

Çdo gjë e imja mbeti tek ti .

Dhe urtësinë e lash afër teje

Ca drithërima i lash aty ,

Rënkime zemre e lotët e fshehta

Çdo gjë të zemrës e lash tek ti!

Dhe po ik, sikur pikat e shiut

Një erë e ftohë më vjen si stuhia

Tek ti u nis e bukura jetë

Tek ti i lash ditënetët e mia.!

Punoi SULBIE SHEHU

/www.QendraPress.com/