Çaste poetike me poeten;Lubi H.TOTA
VILË NA MBLIDHË DHE NJËHERË
—————————————————
Të shoh përmes shekujsh Vila ime e lashtë
Udhëve ku hodhe shtat, në nuse u shëndrove
Dhe pse prej teje fizikisht jashtë
Ti Vila jonë na lumturove…
Na mblidh dhe njëherë bij e bija bashkë ‘
O balli stolisura filigran prej sermi
Të udhëtojmë në historinë tënde të lashtë
Rrugicave të tua prej kalldrëmi
Na mblidh dhe njëherë Vila ime e bukur
Kullave ku u ndërruan brezat e lindën burrat ,
Ku ndriste konaku e ndjeheshim të lumtur
Ne vajzat ngjanim me fluturat.
Na mblidh në lëndinat ku lozte fëmija
Krojnave ku freskonim ballin
Vatrave e shtigjeve ku jetoj trimëria
Në Vilën e bukur, që shtrihet rezë malit.
Na mblidh moj Vilë viseve t’praruara
Atje tek korijet ku këndojnë bilbilat
Të vimë tek ti ne fluturat krahëshkruara
Tek bahçet ku çelin trandafilat.
Na mblidh aty ku kullon djersa e ballit
Rrjedhës së përroit që zbret prej lart malit
Na mblidh bukuroshe, mos rri e heshtur
Nuse të duam dhe fytyrë qeshur.
Na mbledh prapë rredh vetes me bukë e me kripë
Rrugëve të tua të turremi si dikur
Në ato korrie ku ne jemi rrit
O vila e bukur stolisur me flamur!
Vilë, moj heroinë, ti qëndro e fortë
Thirri fëmijët e tu që janë nëpër botë
Po na mblidh moj nënë në barqet e fisit
Mbushi, si t’ka hije, sofrat e mexhlisit!
Punoi SULBIE .H .TOTA
/www.QendraPress.com/