Çaste poetike me poeten;Lubi H. TOTA

KUR VARGU TË NGELET NË GJUMË!

————————————————

Nëse s’më sheh askund .

Dije se unë kam vdekur,

Kur vargu do ngelet në gjumë .

Një dashuri ngelet e heshtur?

Nëse mëngjesit s’të përshëndes.

Dije se nuk kam aspak frymë.

Si vesa e mëngjesit do jem ,

Kur dielli dalëngadal e shkrin .

Nëse një ditë ti pyet për mua,

Hap librat dhe diku do t’më lexosh,

S’di sa her në heshtje të thash të dua ,

K’të zemër e le të thyer dhe krejt bosh…

E tashmë me vargjet kacafytem,

Në rreshta me radhë të rendis .

Në k’të botë mizore dhe të trazuar,

Mes lotësh tek ti një përqafim e nis !

Shkroi SULBIE .H.SHEHU.

/ww.QendraPress.com/