Çaste poetike me poeten;Lubi H. TOTA

DIBRA NËPËR KËNGË !

——————————————-

Sot dy fjalë prej zemre mi thot çiftelia,

Do të këndojmë një këngë, për trojet e mia,

Për vatër të parëve kënga del prej lotit,

Për at ‘origjinën e Gjergj Kastriotit.

Me fllad të Korabit ta përcjellim këngën .

K’tu përkundëm djepin ku ne kemi rrënjët ,

Nga bjeshkët e Lurës ,vje një zë bilbili,

Dhe për Dom Kaçorrin këngës do ja nisi .

Nëpër Dri të Zi flet vala me valë,

Lot derdh çiftelia dhe këndon me mall,

Si ujët e Radikës që buron nga bjeshka,

Dibrës i bëjnë roje shqipet nëpër kreshta.

Nga bjeshka e Korabit më brohoret kënga,

Prej nga Elez Isufi andej më vjen rrënja,

Do të përqafoj me vargjet e mallit

Se jam bijë e jote kam rrënjë të Dibranit,

Unë ta fali zanin bashkë me melodi,

Kënga let’vëshoj porsi Drini i Zi,

Për vatër e besë, shtrojmë sofër baroti,

Tek ne rrjedh ndër deje veç gjak Kastrioti .

Për ty do këndojmë o moj Dibra ime,

Vetëm këngë shpirti Këngë te zemrës sime.

Me ua përmend emrat e trimave Dibranë

M’duhet që të shkruaj për një jetë të tanë.,

Shkroi SULBIE .H.SHEHU.

/www.QendraPress.com/