Çaste poetike me poeten;Lule Alidema
MOS MË KEQKUPTONI
—————————————-
Nëse unë ju vlerësoj juve
Lutem të mos më keqkuptoni
Unë ndaj juve nuk kam asnjë qëllim
Njerëzit e mirë i dua pa dallim.
Nëse unë flas lirshëm me juve, ju mos e teproni
Gjithëçka ka një masë e një kufi
Nuk bën ta keqpërdorosh mirësjelljen
Sepse ngjason në shëmti.
Nëse unë bëj shaka
Mos ma merrni si dobësi
Unë qeshë pa hile dhe pa qëllim
Sepse nisem e besoj në botkuptimin tim.
Nëse unë ju takoj
Mos besoni se më përfitoni
Nuk jam plaçkë pse dallojmë në gjini
Mos harroni me juve kam vetëm miqësi.
Me respektoni pa hile
Ashtu siç unë ju çmoj e ju respektoj
Mos synoni me mua intriga
Sepse manipulimin s’muj e duroj!
Lule Alidema
06.09.2021