Çaste poetike me poeten;Lule Alidema

0

KURORË FJALËSH

————————————-

Mos ndalo së thurruri kurorash të bukura,

mos ju var veshin vetëtimave të befasishme me krismë vrastare që shkrepin dritë çasti.

Mos të ta trembin qetësinë brenda asaj mendje të çiltër ndërtuar me fije floriri.

Thuaje fjalën tënde, ndriço natën në zemrat e errëta…

Fuqia fjalës sate terrin e natës e shëndrron në dritë ndriçuese.

Shkëlqimi saj i fuqishëm depërton si rrezja diellit dhe mes të voglës vrimë.

Ty që din t’i thuash ato fjalë me notat e melodinë e cicërimës së zogjëve në mëngjesin e hershëm dhe atëherë kur pranvera ikën…!

Mëny që përherë e ushqeve mirqënien tënde, të asaj dhe atij…, madje dhe atëherë kur ëndërrat u bën realitet në një ditë të papritur.

Ajo që hapi dyer të mbyllura qëmoti për të mos u kthyer më prapa asnjëherë…!

Ajo që ruajti freskinë e fjalës dhe atëherë kur thatësia mbretëronte gjithandej.

Ajo që burimin e ka thellë në zemrën e pastër si loti!

Gjerdan fjalësh thurrur me lule në qetësinë e së bukurës fjalë.

Për ty që askush nuk të zhveshi nga fjala që reflekton pastërti hyjnore.

Kurorëzoi të bukurat fjalët tua në kurorë lulesh sepse ato janë lulet që vetëm ty natyra ti dhuroi…

Shijoi pa kthyer kokën pas…!

Lule Alidema

17.09.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *