Çaste poetike me poeten:Lule Alidema – KARTOLINA IME –

0

KARTOLINA IME

———————————-

Do t’ju ju bëj lutje pëllumbave të bardhë

Të më plotësojnë një dëshirë këtë vit

Fjalët dhe urimet e mia plotë ngrohtësi

Të mi dërgojnë në secilën fole- shtëpi.

Do ti stolis pëllumbat e bardhë

Me fjongo festive e llamba me shkëlqim

Do të udhëtojnë netë të gjata

Shtëpi më shtëpi të dërgojnë nga një urim.

Porosia ime do të jetë

Plotë lutje e dashuri

Le të mbretëron mes njeriut mirëkuptimi

Paqja, toleranca e besimi.

Aty ku ngrihet dolli

Ka gëzim e dashuri

Shtoni dhe kartolinën nga unë

Të ju shtohet gëzimi dhe më shumë.

Sapo të hapin kartolinën time

Do gjejnë fjalët plotë magji

Ju uroj me zemrën plotë

FESTOFSHI SOT E MOT!

Kartolina ime për ju

Kudo që jeni në botë ju uroj shëndet, paqe,

dashuri në këtë vit që po lëmë pas, dhe për

vitin që vjen.

Respektoni njëri tjetrin, ndihmoni me atë dhe

me çfarë mundeni, zgjedhni verzionin më të

mirë të vetes tuaj dhe gjithmonë, gjithmonë

do të jeni të vlefshëm…

GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT!

Lule Alidema

Dhjetor, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *