Çaste poetike me poeten;Lulëzime MALAJ
Perëndesha NËNË
—————————————-
Ndodh që jetës, të kesh lot në sy, brengë e je larg..
Shpirti i nënës ka ndjesinë, se diçka në ty nuk shkon.
Mëmësia, qëndron në atë frekuencë dashurie në varg,
Si rruaza shkuar në fill mëndafshi përgjithmonë’!
Ndodh që jeta, si det me ball’ t’lëkund si lëvozhg’ arre,
Endesh ujërave e s’ke me tokën pikë referimi!
Ajo kërkon të të gjej’ dhe në fund të botës si e marrë,
Pareshtur e nuk dorëzohet nga zhgënjimet.
Ndodh që jetës, humbet rrugën si guri në lumë,
As që do t’ia dish për të, arratisur ëndrrave boshe.
Ditë e natë me lot ne sy, për ty lutet edhe në gjumë,
Në vetmin e saj ndan oxhakut në një qoshe…
Nënës, edhe zemrën e gjakosur t’ia marrësh në dorë,
As që vihet në dyshim, aq sa shumë ajo të do, të fal!
Zemra e saj fisnike, e ngrohtë si dielli, e përkorë,
Është e madhe, e pafundme, si det me valë!
Ndodh, t’zhytesh në moçalin e dramës, pa shteg për matanë’
Dëshpëruar e sheh veten, në fund të pusit pa kthim!
Është Nëna! Buzagaz të zgjat duart si meridianë,
Në prehrin e saj rilind, atje do të gjesh Perëndinë’!
Perëndeshën e pagëzuar me emrin e shenjtë: NËNË!