Çaste poetike me poeten;Lumturi Lume Plaku
O PRENDESH NE KETE NATE…
————————————————
O bukuri,
o perëndeshë në këtë natë,
pse ja lëshove si pupël lehtë,
mëngën fustanit
si rryp i hollë, ngjyrë borë të bardhë
mbi krahun bronz, si çokollatë,
e le lakuriq, komplet të zhveshur
supin aq joshës, të rrumbullakët?
Mos vallë prej pamjes, që mbretëronte
trullosur mëndja, nuk komandonte
e hardalisej me atë det
magji të qetë
që si pasqyrë i ish bërë hënës
e e kishte marrë, mbështjellë në krahë
e e mbante ëmbël,
si fëmija i vogël në gji të nënës?
A vallë atë sup
lakuriq, zbuluar
kupë vere e bëre, dehje për mua,
që u drithërova, sapo të pashë
prej thoit, në flokë
si gjethja ndër fllad…
i rënë i tëri brenda në ty,
në dashuri si prush magji
e s’jam i zoti që të ndaloj
fërfëllimën e fluturave,
që hedhin valle nëpër stomak.
o perëndeshë në këtë natë.
/www.QendraPress.com/