Çaste poetike me poeten:Majlinda PAJAJ

Do të pres

———————-

Do të pres, sado e largët të jetë ajo ditë,

A ndofta kurrë nuk do të vij,

Unë do të pres, me zemrën e etur, e djegur në gji,

Do vrapoj pas ëndrrës ku shfaqesh vetëm ti.

Do të pres me yjet e natës kur shkëlqejnë,

E stuhi të ketë, shiun lere të bjerë,

Unë do të pres, me buzën e lagur nga reshjet,

Në natën ku ëndrra të thërret.

Do të pres, e sikur të më harrosh,

Dashuria që ti mbolle më nuk shkulet, zemrën të ma bësh copë,

Unë do të pres,për çdo ditë në kalendar, një pse do të kërkosh!

Do të pres…! Mos harro, zemra që preke rrahjet e tua kërkon!