Çaste poetike  me poeten;Manushaqe Hoxha LAÇI

DHIMBJE

——————————–

Me kujtim të vrarë, grimuar fytyrën,

Dhe qiellin e shpirtit, me gri të veshur!

Natyra e vrenjtur, me lot kishte syrin,

Me çdo pikë shiu, linte plagë në zemër!

Buz’qeshjen e bukur, me re mbuluar,

Ç’ishte ajo ferrë, që hapin ta ndali?!

Fajëson veten, nga dhimbja munduar,

Të enjtur e skuqur, syrit, nata lot i fali!

/www.QendraPress.com/