Çaste poetike me poeten:Manushaqe Toromani
MALL DHE DHIMBJE
—————————-
Ndjehem e pa fuqishme sa here nisem për tek ti
E dobët ndjehem dhe lotët dot si mbaj.
Nuk mundem dot të të nxjerr nga aty dhe pse ne krahë të kam mbajtur
Të paktën vetëm njëherë të të përqafoja
Si dikur,si dikur
E vogël para teje e madhërishja ime
Fare e vogël para dhimbjes time.
Më kot thonë se koha shëron plagët
Plaga jote thellohet çdo dit e më shumë
Çdo dit emri yt është aty në lodhjen e trishtimin tim
“Oh moj nënë më ndihmo”
Sepse vetëm ti je forcë
Forcë shpirti si forcë nga Zoti
Bekimi i vetëm nga Perëndia
Ti dhe Dashuria jeni një
Po vi tek ty e shtrenjta ime
Me tufën me lule dhe mallin tim
Gënjej veten se ndoshta del e më pret
Se e di të çahet zemra nga aty.
Siç më çahet mua pa ty.