Çaste poetike  me poeten;Mardena KELMENDI

Nëse dashuria ka vendosur …

————————————-

..te me zgjedh mua puthje!

Me puthje petalesh shpall lufte, shëmtisë ,te ligut, frikës !

Vallëzoj valsin e trëndafilave pasnesër ne Mars

“Lufta”e zjarrte dashurisë unë dhe frymëmarrja !

Do mbush shpirtin me arme petalesh

E do godas te gjithë ata qe njoh e shume i dua

Do i mjekoj çdo cep ku trembur janë nga lufte e ftohte e “ligut”

Dhe tanke gënjeshtrash mbi njerëzi

E me te kuqtë e mallit do e vesh buzën

Sytë me lotin e arte te njohjes..

..po edhe mallit…se kam mall

Për ata qe mbyllen dyert si “mbyllje”

Rroftë zjarr i kësaj lufte qe shpallësit e saj i godet me frymëzim “thash e thushes”

Koh’humburit i shikoj fotografie

Ngrire ca buzëqeshje te shtira

Si paskemi ndare ere buke?

Ashtu te panjohur!

Ja…shtrak shtrak dhe pak…

… merr fryme shpirt I Lirisë!

Nesër vjen Pranvera

Jeta

Ashtu e etur për pasje zymbylash

Te bardhe

E me lëng trëndafilash këtë stine bëjmë dolli

Rroftë syri dashurisë

Qe ka uri te puthet

Ku mbyt çdo frike e ligësi

Zot te falem qe njoh prekje

Kësaj here prapë fiton Jeta

Qe na fale Ti

Trieste 28022024

Madi

“Jeta fillon ku mbaron frika” /www.QendraPress.com/