Çaste poetike me poeten:Mardena KELMENDI
Shiu i liqenit
———————
Me një dore Diell
Vallëzoj dje mbi sipërfaqen e qetësisë argjende
Ku Hëna planet i vdekur..magjeps
Me rrëmben pamja natyre
Ne cepin e saj rri vetëm
Kur me jep këtë mundësi..
….e ndihem e zgjedhur
Qe mundem ti prek çastet
Zgërdhirje të lodhshme gënjeshtrash…nen tinguj te nxituar
Askush nuk ka kohë të përkëdheli shpirtin po dukjet
Matanë murit largësi
Ndjej frymëmarrjen e natës zgjuar
Te liqeni arte ,ku shelgjet fishkëllejnë
me lotët futur nën ujë
Në kutitë plot fjalë të pathëna kyçur
Kjo zgjedhje nuk njeh stine
E qiellt falje,…është kjo
… kur dritës sekondare i qesh e bukura
Me tremb ankthi
Nuk dëgjoj me ,
…as e shoh të keqen
Rri e sodis ëmbël xhelozinë e pemëve
për shikimin tim ne çdo damar te trungut tyre
Kërcimin e çmendurisë shiut
….Liqenit Argjende ..!
Unë e kam ne valixhen e ikjes madhe
.. dëgjoj këngë gregoriane
Pritja ka ngrire lutjeve,
.. brigjeve e lodhur nga ikjet ende
Mbulohen me flutura pa krah
Un pres motivin fishkëllimë
Aty mbas nji trëndafili blu
E nji bilbili lozonjare i shkel synë