Çaste poetike me poeten;Mardena KELMENDI
Udhëton në horizont ende
——————————–
e bukura ëndrra ime
…. qe e këndoj si motivin e Lirisë
Nën yjet e veçanërisht Yllin tënd
te asaj nate ku gjumi u be shtrat i dashurisë
Nate ngjyrash mbi buzë
Butë e ëmbël ne te tejdukshmen
buzëqeshje
Të shenjt ruaj në shpirt
këndoj me fort se kurrë e lire
mbuluar me qiej blu
&&&&&&&
Tokë e bukur veshur me stinë mahnitëse
dhe ngrohur nga një Diell i Artë
Në mbulesën tende gri nen reze te planetit bardhe
Unë luaj me violine një kënge nostalgjike të shpirtit tim
atje ku te njoha Ty
Çdo gjë bëhet muzike e art , pikture poezi
Çdo gjë kthehet shpirt qe gjen zgjim si
Një trëndafil që hapet nën tinguj të mallit tim !
/www.QendraPress.com/