Çaste poetike  me poeten;Margarita Llapushi ZENELI

Natë me ngjyra..

———————————

U shembën yjet e asaj nata

në meteorë kthyer,ndezur ylber,

si gjerdanë shiu ardhur parajsës

shpirti u çel,si një pranverë!

Kërcenin tulipanët me ciklat e shiut

një çift zogjsh dirigjonte nën strehë,

hëna mbi degë përkundej veriut

dashuria ndjenjat,s’i ndal e s’i fsheh!

Magjike nata si kurrë më parë

vitet e pritjes bënin gosti,

takim ëndrrash si në përrallë

të zgjuar ,përballë rrinim ne të dy!

/www.QendraPress.com/