Çaste poetike me poeten;Margarita Llapushi ZENELI
Mallin shpirti se treti….
——————————-
Kur udhëtimin nis e marr
Për vendlindje rrugë e gjatë,
Si flutur mbi retë do dal’
Do sfidoj kohën e ngratë’!
Fluturoj si hëna mbi re
S’di…dikush a do t’më pres
Të huaj në dheun ton’ ne
Mysafirë n’shpi time zbres!
Kaq shumë paskam ndryshuar
sa askush më nuk më njeh?
Vitet më paskan harruar
Vendi im me sy s’më sheh!
Thinjat në kokë mbuluar
Edhe rrudhat më janë shtuar,
Gjyslyket’ në sy harruar
Trishtimi poshtë tyre malluar!
Vitet rritur’ nga kurbeti
Dyfish zmadhuar papritur,
Mallin shpirti s’e treti
Zemrës rrahjet janë rritur!
Shtëpia e vjetër është bosh
S’ka njeri t’më dal përpara,
Shpërndarë në botë si zogj
Humbi rrënja ,humbi fara!
Te pragu ulem ngadalë
Një lot në faqe më bie,
Për kohën e shkuar kam mall
Si dikur në një familje!
Nuk ishte kjo një dëshirë
Do bërtas t’dëgjoj dynjaja,
Më thoni o njerëz të mirë
Pse kaq shumë vlerë ka paraja?!
/www.QendraPress.com/