Çaste poetike me poeten;Margarita Llapushi ZENELI

M’ka marrë malli..

—————————–

Ma jep dorën dhe njëherë

Të më vijë aromë pranverë,

Të puth dorë e të puth sy

Se m’ka marrë malli për ty!

Malli shumë më ka marrë

Të puth sy e të puth ballë,

Eja Babi se u dogja

Kur të vij të t’gjej te porta!

Te porta në fund të shkallëve

Me krahë hapur do të pres,

Të dy le ti shuajmë mallet

Ta gdhijmë natën deri në mëngjes!

Bashkë të qeshim si dikur

Me batuta e kujtime,

Si dy shokë të një moshe

Të kisha ty mburojën time!

Ah..ta dish sa mall që kam

Vera iku,Ti nuk erdhe,

Si zog i humbur që s’gjen derman

Pa krahët e tu,jam si pa çerdhe

/www.QendraPress.com/